Siguria dhe Shëndeti
Dion Platform në kooperim edhe me kompanitë e tjera bashkëpunuese ka ngritur një strukturë të vecantë për trajnimin, aktivizimin, zgjerimin e njohurive të punonjësve mbi Shëndetin dhe Sigurinë në punë. Qëllimi ynë kryesor i përbashkët “Zero Aksidente”, ka çuar në ndërgjegjësimin e punonjësve për zbatimin rigoroz të rregullave për mbajtjen e PMI–ve gjatë procesit të punës, identifikimin dhe marrjen e masave parandaluese për cdo lloj rreziku që mund të paraqitet si dhe vendosjen e sinjalistikës paralajmeruese të rrezikut në cdo kantier pune.
Punët me autovinca dhe ato në lartësi paraqesin gjithmonë rrezik, të cilat mund të rezultojnë fatale në rast rënie, por marrja e masave të duhura siguron dhe shpëton jetën e njerëzve, minimizon aksidentet dhe krijon një mjedis të sigurtë në vendin e punës.